
Ditëve të fundit në media është raportuar për një përplasje mes Qeverisë Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Shkak për këtë është bërë një letër e dërguar nga ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në Këshillin e Evropës.
Presidentja Osmani ka thënë se për dërgimin e kësaj letre nuk ka pas koordinim dhe se ajo nuk ka qenë në dijeni, raporton gazeta10.
Deputeti i pavarur, Haki Abazi në emisionin ‘Raporti’ ka treguar arsyet pse Qeveria Kurti nuk ka guxuar të konsultohet me presidenten Osmani për dërgimin e kësaj letre në KiE.
‘Njëra është qe ajo do t’i vendoste në letër rekomandimet për ndryshimin që duhet të përfshinin në opinionin ligjor të Gjykatës Kushtetuese për Draft-statutin e dërguar nga Lajçak’ ka thënë Abazi. /Gazeta10/
Përgjigjen e tij e gjeni me poshtë: