Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pse nuk reagoi KFOR-i e Policia e Kosovës, kur u sulmua nxënësi shqiptar e kameramani? Flet gazetari Duriqi

Gazeta10
17 November 2022 - 20:40

Teksa ka rrëfyer sulmin ndaj kameramanit me të cilin ishin bashkë duke xhiruar në veri të Mitrovicës, gazetari Visar Duqiri ka kritikuar Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it që nuk ndërhyrnë pas kësaj situate.

Duqiri në Politiko karabinierët e KFOR-it Italian, i ka quajtur një shaka të madhe, pasi sipas tij, të njëjtit nuk reaguan as kur kameramani dhe një nxënës shqiptar u sulmua në ato çaste.

Por, që sipas tij, të njëjtit kanë hyrë në vetura duke bërë qejf.

‘Policët e kanë pa më herët Jetmirin që është i lënduar dhe po vjen zhag. Por, derisa ka dal te pushimoret e Urës së Ibrit tek atëhere kanë ardh me na i marrë të dhënat. Pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë një shaka e poshtër, edhe kur e kanë pa incidentin ndaj fëmijut nuk reaguan, njëri prej tyre doli nga vetura e dhezi një cigare dhe bëjke foto. Derisa e kanë pa edhe Jetmirin duke ardh, ata kanë hyrë në vetura edhe e lëshuan muzikën. Ju doke situatë funny që dy shqiptarë janë sulmuar. Ata janë do njerëz koti që kurrë se kam kuptuar pse ata karabinier rrinë aty”, tha Duriqi në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.