Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pse po tutet LDK-ja?” – Krenar Shala analizon negociatat LVV-LDK

Gazeta10
05 August 2026 - 23:19

Analisti politik Krenar Shala ka komentuar negociatat ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se një president konsensual dhe jopartiak mund të jetë zgjidhje për të siguruar një balancë demokratike.

Në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Shala tha se LDK-ja mund të propozojë një figurë që nuk i përket asnjë partie politike, duke ngritur pyetjen se pse kjo parti ka shqetësime lidhur me një mundësi të tillë.

“Balanca demokratike mund të sigurohet edhe nëse një president bëhet ashtu siç thotë VV-ja. Le t’ia japë LDK-ja dikë që nuk është i ndonjë partie politike. Pse po tutet LDK-ja që ai person ka me qenë i nënshtruari i zotit Kurti?”, deklaroi Shala.

Sipas tij, shqetësimi i LDK-së lidhet me mungesën e sigurisë për numrat e nevojshëm në Kuvend dhe jo domosdoshmërisht me figurën e presidentit.

“Kam parasysh që LDK-ja frikësohet se nuk i ka numrat, dhe e vetmja mënyrë për t’i siguruar të gjithë numrat e partisë së saj do të ishte që t’ia jepnin presidentin LDK-së”, u shpreh analisti politik.

Shala vlerësoi se çështja e presidentit mbetet një nga pikat kryesore në diskutimet politike mes LVV-së dhe LDK-së, në kuadër të mundësisë për një marrëveshje bashkëpunimi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.