
Edhe pse me mungesa të dukshme, si ajo e Mbappe dhe Neymar, PSG nuk gaboi dhe fitoi në shtëpi ndaj Toulouse me rezultat 2-1.
Toulouse ishin të parët që dolën në epërsi duke shënuar në minutën e 20′ me anë të Van de Boomen.
Rezultatin e barazoi mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi, ndërsa golin e fitores e shënoi kampioni i botës, Lionel Messi.
Pas kësaj fitoreje, PSG udhëheq Ligue 1 me 54 pikë të tubuara. Në anën tjetër, Toulouse gjinden në vendin e 12 me 29 pikë.