Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSG-ja gati 100 milionë euro për Kvaratskhelian

Gazeta10
28 May 2024 - 14:20

Paris Saint-Germain ka shfaqur interes shumë të lartë për sulmuesin gjeorgjian të Napoli-t, Khvicha Kvaratskhelia.

Sipas raportimeve të medieve italiane, kampionët e Francës dëshirojnë ta kenë në ekip 23-vjeçarin dhe për këtë arsye janë të gatshëm të bëjnë edhe një ofertë të majme në drejtim të klubit italian.

PSG-ja raportohet se është e gatshme të paguajë deri në 100 milionë euro për të siguruar kartonin e Kvaratskhelia-s.

Napoli duhet të arrijë marrëveshje me gjeorgjianin për rinovimin e kontratës së tij, përndryshe klubi italian do të detyrohet të mendojë largimin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.