Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSG-ja me ofertë për Kolo Muanin

Gazeta10
04 July 2023 - 13:08

Sulmuesi francez, Randal Kolo Muani me shumë gjasë në verë pritet të ndërrojë ambient.

Pas paraqitjeve impresionuese me Eintracht Frankfurtin dhe kombëtaren e Francës, disa ekipe të njohura evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Manchester United ishte duke e monitoruar situatën e sulmuesit francez, por tashmë garës për shërbimet e tij i është bashkuar edhe Paris Saint-Germaini.

Parisienët janë në kërkim të përforcimit të fazës ofanzive pas largimit të Lionel Messit dhe raportohet se janë të gatshëm për ofrojnë rreth 80 milionë euro për shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar.

Kolo Muani u bë pjesë e Frankfurtit në verën e vitit të kaluar dhe ka kontratë me ekipin gjerman deri në qershor të vitit 2027.

Në sezonin që lamë pas, 24-vjeçari ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar 17 asistime në 46 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Përveç United dhe PSG-së, situatën e sulmuesit francez janë duke e monitoruar edhe Chelsea dhe Bayern Munich.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.