
Ousmane Dembele gjatë kësaj vere mund të rikthehet në futbollin francez.
Dembele është shumë afër kalimit te skuadra e Paris Saint-Germainit.
Sulmuesi anësor ka rënë dakord me ekipin parisien për një kontratë pesëvjeçare, teksa klauzola e largimit të Dembeles deri më 31 korrik ishte 50 milionë euro.
Barcelona i ka dhënë edhe disa ditë kohë PSG-së që ta paguajë klauzolën, derisa ekipi katalan ka filluar punën për të gjetur pasuesin e Dembeles.