
Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit anglez, Marcus Rashford.
Siç raportojnë mediat angleze, PSG i ka ofruar Rashfordit një kontratë me pagë prej 400,000 funtesh në javë.
Sulmuesi anglez po kalon në formë jetësore me skuadrën e Manchester United këtë edicion dhe është shndërruar në lojtarin kyç të kësaj skuadre.
25-vjeçari këtë edicioni deri më tani ka realizuar 27 gola dhe ka kontribuar me nëntë asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat.
Por, kontrata aktuale e anglezit me Unitedin skadon në verën e vitit 2024 dhe të dy palët ende nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
Paris Saint-Germaini pritet të bëjë disa ndryshime në repartin ofanziv në fund të sezonit, ku Lionel Messi pritet të largohet nga klubi dhe si pasues të tij, ekipi parisien po planifikon që ta sjellë pikërisht Rashfordin.
Rashford ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Manchester United, ndërsa është promovuar në ekipin e parë në vitin 2016.