Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSG synon Leaon për të zëvendësuar Messin

Gazeta10
24 March 2023 - 9:39

Skuadra franceze, PSG po synon transferimin e Rafael Leaos në rast se Leo Messi largohet nga kryeqyteti francez në fund të këtij sezoni.

Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit francezë kanë identifikuar anësorin e majtë si një objektiv i merkatos, dhe një lëvizje mund të ndodhë në qoftë se Messi vendos të largohet nga kampi francez.

E ardhmja e argjentinasit mbetet e paqartë, me kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni, dhe momentalisht nuk ka asgjë konkrete rreth një rinovimi të mundshëm të kontratës.

35-vjeçari iu bashkua parisienëve në gusht të vitit 2021, ku në atë sezon fitoi edhe titullin e parë, atë të ligës së Francës.

Rafael Leao ka kontratë me skuadrën e Milanit deri në qershor të 2024-ës, dhe nuk do të jetë e lehtë që ai të largohet nga “Rossonerët” në përjashtim të një oferte të kënaqshme.

Ai ka luajtur edhe më herët në ligën franceze, pasi më herët ishte pjesë e Lille, ku qëndroi aty për një sezon, dhe shënoi 8 gola e dhuroi 2 asistime.

Për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, Parisi duhet të mposht konkurrencën e disa ekipeve tjera si Manchester City, Chelsea e Real Madrid, që po ashtu kanë shfaqur interesim për portugezin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.