
Talenti i madh brazilian, Lucas Beraldo do të jetë lojtari me i ri i Paris Saint Germain.
Klubi parisien tashmë ka caktuar testet mjekësore për Beraldo, i cili do të udhëtojë brenda kësaj jave për ta kompletuar transferimin në Francë.
Këtë e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton gazeta10.

20 vjeçari do të transferohet nga Sao Paulo, derisa brazilianët do t’i përfitojnë 20 milionë euro nga shitja e tij.
Qendërmbrojtësi llogaritet në mesin e futbollistëve më premtues në Brazil. /Gazeta10/