
Psikologu klinik Hazir Elshani ka komentuar rastin e vrasjen e të riut në Gjakovë shkak i bindjeve të ndryshme partiake, duke bërë thirrje për qetësi dhe trajtim të kujdesshëm të situatës nga familjet dhe institucionet.
Në një intervistë për Kanal10, ai tha se familjet nuk duhet t’i marrin si të mirëqena të gjitha informacionet që marrin nga fëmijët, por duhet të angazhohen për zgjidhjen e konflikteve me maturi.
“Fëmijët i hanë mollat ndërsa të vjetërve iu mpihen dhëmbët. Nuk duhet familja që t’i marrë të gjitha informacionet nga fëmijët sikur të mirëqena dhe duhet me qetësinë më të madhe të bëjë zgjidhjen e konflikteve. I bëj thirrje institucioneve përkatëse që më shumë të merren me shkakun dhe arsyen e ndodhjes së vrasjes”, tha ai.
Duke folur për rastin që ka tronditur opinionin publik, psikologu theksoi se vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm te pasojat e ngjarjes, por edhe te faktorët dhe rrethanat që çojnë deri te konfliktet me pasoja fatale./Gazeta10