
Është publikuar videoklipi i këngës “Duje” me të cilën Shqipëria do të prezantohet në “Eurovisionin”e këtij viti, raporton Gazeta10.
Këngëtarja Albina dhe familja Kelmendi të cilët do të performojnë në skenën e festivalit të sivjetshëm që do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe, kanë sjellë në mënyrë vizuale në videoklip tekstin e këngës “Duje”.
Eurovisioni si çdo vit, edhe këtë vit mbahet në muajin maj. Më 9 dhe 11 maj mbahen semi-finalet ndërkaq më 13 maj është finalja.
Ukraina si dhe vendet tjera Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar janë parakualifikuar për finalen e madhe më 13 maj 2023. Pjesa tjetër e vendeve janë ndarë në një nga dy gjysmëfinalet.
Vitin e kaluar “Eurovisionin” e ka fituar Ukraina mirëpo për shkak të luftës që po vazhdon atje, është vendosur që festivali i i këtij viti të mbahet në Britani të Madhe./Gazeta10