Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Publikohen pamje të drejtorit të CIA në Bosnjë, hyn në Presidencë

Gazeta10
20 August 2024 - 17:34

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) William Burns ka mbërritur në Sarajevë të për një vizitë të paparalajmëruar.

Index.ba publikoi fotografi të Burns duke hyrë në Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës.

Sipas mediumit boshnjak, ai po zhvillon disa takime, përfshirë një takim me drejtorin e Agjencisë boshnjake të Inteligjencës dhe Sigurisë, Almir Xhuvo.

Burns, si zëvendëssekretar i shtetit të SHBA-së, e kishte vizituar Bosnjën në vitin 2012 kur shprehte mbështetjen dhe përkushtimin amerikan për përparimin e Bosnjë-Hercegovinës në rrugën e saj euroatlantike.

Burns u emërua drejtor i CIA në vitin 2021.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.