Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Publikohen statistikat: Edon Zhegrova dribluesi më i mirë në Francë

Gazeta10
25 December 2023 - 13:33

Ylli i Kosovës Edon Zhegrova edhe statistikisht është dribluesi më i mirë në kampionatin francez duke lënë mbrapa shumë yje.

Anësori po shkëlqen te Lille, ku është bërë lojtari kryesor dhe më meritori në shumë ndeshje, përfshirë edhe në barazimin ndaj PSG-së.

Në statistikat e publikuara së fundmi, Zhegrova është konstatuar si dribluesi më i mirë në Francë duke lënë prapa shumë yje, përfshirë lojtarët e klasit botëor si Ousmane Dembele dhe Kylian Mbappe.

Top 10 dribluesit më të mirë në Ligue 1.

1.Edon Zhegrova – 46 driblime

2.Roman Del Castillo – 46 driblime

3.Roain Faivre – 44 driblime

4.Ousmane Dembele – 41 driblime

5.Kylian Mbappe – 39 driblime

6.Rayan Cherki – 37 driblime

7.Moses Simon – 37 driblime

8.Junyaito – 34 driblime

9.Bradley Locko – 34 driblime

10.Jeremie Boga – 33 driblime

Ndërkohë, Zhegrova momentalisht ndodhet në pushime në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.