Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Publikohet agjenda e takimit të Kurtit e Vuçiq në Bruksel 

Gazeta10
16 Gusht 2022 - 22:40

Në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, është publikuar agjenda e takimit të së enjtes në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 

Në takimin që do të mbahet në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, do të jetë i pranishëm edhe përfaqsuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak. 

Sipas njoftimit, takimi do të nisë të enjten në orën 10:30, dhe do të fokusohet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. 

Më tej, bëhet e ditur se gjatë takimit do të trajohen edhe çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.  

Bëhet e ditur se përfaqësuesi i lartë i BE-së do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider. 

Në fund të takimit, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të mbajë një deklaratë për mediat./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.