
Një video e postuar në Twitter, shihet biseda mes presidenti francez Emanuel Macron, dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskyi, gjatë fillimit të luftës Rusi-Ukrainë ku Macron duket i shqetësuar pas gjendjes shumë serioze, raporton Gazeta10.
Në video shihet kur Zelensky i thotë të bisedojë me Putinin në mëngjesin e pushtimit, kur shkalla e sulmit të plotë rus në Ukrainë po bëhej e qartë.
Kur Macron pyet presidentit ukrainas se a është luftë kjo, ai përgjigjet me “plotësisht luftë!”.
Ky është fillimi i transformimit të Zelenskit nga presidenti me sjellje të butë në shef lufte.
Po ashtu, Zelensky i tregon Macronit se ka komunikim me presidentin amerikan, Joe Biden./Gazeta10.