Gazeta10

Një 22 vjeçare dyshohet se e plagosi kryepersonazhin e rrjeteve sociale, Vali Carleone

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është sjellë Vali Corleone i plagosur me armë zjarri nga një 22 vjeçare, raporton Gazeta10.

Ende nuk dihen motivet e kësaj plagosje teksa policia ka publikuar fotografitë e armës më të cilën është kryer rasti.

“Një armë Pistoletë dhe 40 copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Për këtë rastë është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet e dyshuara për vrasje në tentativë.

Gjilan, 11 gusht 2022 Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma. Për momentin nuk dihen motivet e incidentit. Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë