
Më 12 tetor, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, ka vendosur të modifikojë dënimin për Hysni Gucati, duke lejuar lirimin e tij.
Kështu është bërë e ditur në komunikatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku thuhet se edhe pse veprat penale për të cilat ai u dënua janë të rënda, vendimi për modifikim të dënimit është marrë nga “ndryshimet në sjelljen dhe veprimet e Gucatit gjatë kohës së paraburgimit”.
Në komunikatë po ashtu, thuhet se Gucati ka dhënë zotimin se nuk do të përfshihej në vepra të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe do të përmbushte të gjitha kushtet e përcaktuara për lirimin e tij.
“Kryetarja theksoi shprehjet e pendesës së z. Gucati, në veçanti, veçanërisht faljen, gjatë seancës gojore, që ai shprehimisht u kërkoi të gjithë atyre që mund të ishin ndier të kërcënuar nga veprimet e ti. Gjithashtu Kryetarja, vuri në dukje zotimin e vendosur të z. Gucati se nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për lirimin e tij”, thuhet në komunikatën për media.
Në një video më posht e cila është siguruar nga ekipet e Kanal10, Hysni Gucati shihet se ka arritur në Kosovë dhe shihet i lirë dhe i buzëqeshur duke del nga EULEX-i