Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Publikoi fotografi me armë, Policia arreston një serb në Leposaviq

Gazeta10
11 October 2023 - 11:36

Policia e Kosovës ka ndaluar në postbllokun e Bistricës një serb, për shkak të një fotografie të postuar në rrjetin social ku shihet me një armë.

Bëhet fjalë për një burrë nga Leposaviqi ku në Facebook shihet me një armë automatike (mitraloz).

Siç ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Veriut, Veton Elshani, aktualisht po përcaktohet nëse ai realisht e posedon armën me të cilën kishte publikuar fotografi.

“Shtëpia e tij në Leposaviq aktualisht është duke u kontrolluar, d.m.th në kërkim të armës nga fotografia”, tha ai për Kossev.

Pas kërkimit, shton ai, do të dihet se çfarë do të bëhet më pas.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.