Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Puntorët ankohen për kushtet e punës në KEK, flet zëdhënësi i KEK-ut

Gazeta10
08 December 2022 - 9:03

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmës një foto të dërguar nga qytetarët në Raporto10, shihen kushtet në të cilat punojnë puntorët e KEK-ut në Mirash.

Këta puntorë janë duke punuar në kushte të rënda duke cekur këtu edhe mungesën e higjenës në këtë vend, raporton Gazeta10.

Nga fotoja mund të shihen gjërat e vjetëruara e disa edhe të improvizuara për shfrytëzim.

Ekipi i Kanal10 është në vendin ku puntorët e KEK-ut po e zhvillojnë punën.

Por puntorët e sigurimit në këtë vend thonë që nuk mundemi të kemi pamje të objektit të vjetëruar pa marrë leje në drejtori.

Ndërsa zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, në një lidhje direkte ka thënë se në këto objekte qëndrojnë puntorët e sigurimit privat, kurse sa i përket objekteve të tyre janë duke u munduar por kanë probleme tjera edhe me investime në termocentrale.

“Sa i përket objekteve tona ne jemi duke u munduar por kemi probleme tjera me investime në termocentrale”, tha ai./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=v5xRazgVJpo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.