Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Putin vendos raketa të reja lundrimi hipersonike Zircon në Atlantik

Gazeta10
04 January 2023 - 23:51

Presidenti Vladimir Putin dërgoi një fregatë në Oqeanin Atlantik të armatosur me raketa lundrimi hipersonike të gjeneratës së re të mërkurën, një sinjal për Perëndimin se Rusia nuk do të tërhiqet për luftën në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë në një garë për të zhvilluar armë hipersonike të cilat shihen si një mënyrë për të fituar një avantazh ndaj çdo kundërshtari për shkak të shpejtësisë së tyre – mbi pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit – dhe manovrueshmërisë.

Në një video-konferencë me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Igor Krokhmal, komandant i fregatës së quajtur “Admirali i Flotës së Bashkimit Sovjetik Gorshkov”, Putin tha se anija ishte e armatosur me armë hipersonike Zirkon (Tsirkon).

“Kësaj radhe anija është e pajisur me sistemin më të fundit të raketave hipersonike – Zirkon”, tha Putin. “Jam i sigurt se armë të tilla të fuqishme do ta mbrojnë Rusinë me siguri nga kërcënimet e jashtme të mundshme.”

Armët, tha Putin, “nuk kishin analoge në asnjë vend të botës”.

Më shumë se 10 muaj që kur Putini dërgoi trupat në Ukrainë, nuk i duket fundi i luftës e cila ka rrëshqitur në një betejë të rëndë artilerie dimërore që ka vrarë dhe plagosur dhjetëra mijëra ushtarë nga të dyja palët.

Rusia ka përdorur gjithashtu raketa hipersonike Kinzhal (Dagger) në Ukrainë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.