Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Qe 16 vjet është kështu”- Banorët në Strellc të Deçanit ankohen për mungesën e rrugës dhe kanalizimit

Gazeta10
27 February 2025 - 10:26

Gazetari Naim Kryeziu në emisionin “Adresa e ankesave” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka treguar se banorët e Strellcit të Decanit kanë mungesë të rrugës e të kanalizimit.

Tutje poashtu në këtë lidhje ka folur edhe njëri nga banorët e kësaj lagje ku është shprehur se, ka që 16 vite që është duke u përballur me këtë rrugë dhe me këtë gjendje dhe ka treguar se është ankuar edhe në Komunë po nuk është marr parasysh.

“Në këtë rrugë nuk mundesh me hy në të se është e ngushtë, kemi shkuar e jena anku në Komunë, por nuk na kanë bërë zgjidhje. Para 6 muajsh kem bo ankesë edhe pranuan njëherë që të zgjerohet kjo rrugë, mirëpo nuk është bë kjo hiq”, është shprehur banori. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.