Gazeta10

Qelaj: Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi s’prodhoi rezultate, askush nuk u dënua për këtë

Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi, po vlerësohet si pak i zbatueshëm në praktikë. Ndërsa ka pak raste kur janë institucionet përgjegjëse kanë shqiptuar gjobat në raste të caktuara. Kështu ka thënë Avokati i Popullit, Naim Qelaj para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, raporton Ekonomia Online.

Qelaj ka thënë se Ligji nuk zbatohet aspak, teksa thotë se nuk ka as informacione nuk është shqiptuar ndonjë gjobë për këtë rast.

Ai tha se ka shumë paqartësi dhe dilema në këtë ligj.

“Ajo çka mund të konstatoj që ky ligj gjen më së paku zbatim në praktikë. Që ligji nuk zbatohen e them më vëmendjen e plotë. Nuk kam informacion që është shqiptuar gjobë. Nëse i shtojmë kësaj që nuk ka as një rast të gjobave e shohim se këtu nuk ka zbatim. Një fushë që mbetët shumë e paqartë është vetë paqartësia që ka ligji gjë që shton nevojën e vlerësimit. Del e paqartë fushëveprimi i ligjit. Ne kemi parë shumë paqartësi dhe dilema nga autoritete e tjera që duhet ta zbatojnë këtë ligj. Ata kanë pranuar dhe kanë konfirmuar që kanë problem për zbatimin e këtij ligji. Qytetarët nuk e din se çka përmban ky ligj. Ne do të dalim me një raport shumë shpejt ku do t’i shprehim qëndrimet tona sa i përket ligjit”, tha ai.

E drejtor i Zyrës Ligjore në Kryeministri, Mentor Burovci, tha se si Qeveri kanë vendosur që ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi t’i bëhet një rivlerësim

Tha se ky vlerësim pritet që të kryhet në gjysmën e parë të këtij viti dhe se pas vlerësimit ata do të dalin me rekomandime.

“Ne kemi planifikuar që t’i bëhet këtij ligji edhe një vlerësim. Zyra e kryeministrit ka formuar edhe një grup punues për vlerësimin e shkallës së zbatimit të ligjit për Mbrojtjen e këtij ligji. Këtë vit do ta kryejmë këtë vlerësim dhe do t’i japim rekomandimet tona”, tha ai.

Ndërsa Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë nga zyra e kryeministrit tha se janë duke punuar për një manual kundër ngacmimit seksual në administratën shtetërore.

Ai kërkoi nga deputet mbështetjen e tyre në lidhje me këtë cështje.

“Manuali ka mu shpërnda në niveli qendrorë dhe lokal. Manuali do të jetë shumë praktikë. Në do të fillojmë me administratat dhe do të vazhdojmë në strukturat tjera. Jemi duke shkuar hap pas hapi për ta realizuar këtë”, tha ai.

Shqetësim tjetër aty ishte edhe mungesa e infrastrukturës së nevojshme për personat me aftësi të kufizuar./Gazeta10

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?