
Ka ndërruar jetë në spital Henri Haxhiraj, punonjësi i Gardës së Republikës që qëlloi veten me armën e shërbimit paraditen e sotme në Tiranë.
37-vjeçari është vëllai i këngëtares shqiptare, Sheila Haxhiraj.
Kjo e fundit ka lajmëruar humbjen e vëllait duke ndërruar foton e profilit të saj me foton e shiritin e zisë.