Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qendra “Handikos” në Suharekë me objekt të ri

Gazeta10
16 September 2022 - 19:47

Raporti: Egzona Shala/Kanal10

Të premten, është përuruar objekti i qendrës “Handikos” në Suharekë. Ndërtimi i këtij objekti është donacion i kompanisë “Euroing”. Shërbime të reja në këtë objekt modern do të marrin 600 persona. Ndërkaq, përfaqësues të nivelit lokal dhe qendror kanë premtuar mbështetje për këtë kategori, shkruan Kanal10.

Ky është gëzimi që vërehet në fytyrat e tyre.

Ata i janë gëzuar shumë hyrjes në objektin e ri, për të cilin kanë pasur shumë nevojë.

I ndërtuar në një kohë rekorde në më pak se gjashtë muaj, shoqata “Handikos”, në Suharekë do të ofrojë të gjitha kushtet e nevojshme për 600 persona që marrin trajtim në këtë qendër.

Ata janë shprehur të lumtur që tashmë do të kenë kushtet e nevojshme.

Ndërtimin e këtij objekti modern prej mbi 300 mijë eurosh, në formë të donacionit, e ka mundësuar kompania “Euroing”, që drejtohet nga dy vëllezërit, Mefail dhe Astrit Gashi.

Drejtoresha e Handikos ka thënë se është befasuar me seriozitetin që ka treguar kompania për ndërtimin rekord të objektit.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albana Bytyqi, njëherësh nënkryetare e komisionit për të drejtat e njeriut kanë thënë se do të punojnë vazhdimisht për të përmirësuar kushtet e kësaj kategorie. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.