Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Qëndrim Kida flet për Malishevën, bën me dije se do të jenë aktiv në merkato

Gazeta10
07 January 2024 - 22:53

E diela e parë e vitit të ri 2024, sjellë para ekraneve emisionin e parë “Kampionët” me një super panelë.

Analistit tonë të përhershëm, Bekim Isufit, në studio i janë bashkuar edhe Muhamet Dragusha, Tahir Lushtaku, Bekim Shotani dhe Qëndrim Kida.

Në diskutim e sipër, trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida foli për klubin e tij dhe merkaton dimërore.

“Ka pasur shumë spekulime rreth klubit tonë, duke thënë se gjendemi në krizë financiare, mirëpo dua t’i them opinionit public, se qëndrojmë shumë mirë financiarisht” – tha ai.

Në vazhdim, Kida foli për merkaton e dimrit dhe për të ardhmen e afërt.

“Në këtë afat kalimtar të transferimeve kemi afruar Rilind Hazirajn e Dritës, mirëpo po them se merkato për neve ende nuk ka përfunduar” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.