Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qëndrimi i 14 deputetëve të VV-së për Kodin Civil, deklarohet për Kanal 10, Visar Korenica

Gazeta10
07 September 2023 - 21:54

Pas debatit të ashpër që po zhvillohet për Kodin Civil në studion e emisionit “Politiko” dhe deklaratës së gazetarit Vullnet Krasniqi që ka informata se 14 deputetët e VV-së pasi të dështojë kodi do të krijojnë parti me pikëpamje islamiste, Kanal 10 ka marrë qendrimin nga deputeti Visar Korenica.

Korenica në një përgjigje me shkrim për televizionin e gazetarëve ka thënë se Qeveria do ta ketë mbështetjen për të gjithë platformën programore me të cilën kanë  kërku mbështetje nga votuesit.

Sipas tij çështjet tjera janë subjekt i diskutimeve të tyre dhe për disa çështje bijnë dakord, për disa tjera jo.

“Kjo është rruga dhe qasja demokratike që duhet ta ndjekim kur kemi dallime. E rëndësishme është të punojmë në të mirën e popullit dhe për popullin, në çfarëdo pozicioni që mund të ndodhemi”, ka thënë Korenica. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.