
Një përplasje e ashpër është zhvilluar në studion e Politikos në mes të gazetarit, Halil Matoshit dhe zëvendministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrrit.
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi nuk ka kursyer kritikat për Qeverinë e Kosovës, teksa ka komentuar deklarimet e tyre për shpërthimin në Zubin Potok.
“Unitet me polici. Policia me AKI-në duhet me pas unitet. Nuk mundet kerkush me ia caktu lirinë e shprehjes, ku ka me thanë çka ka me thanë. Ka vdek kjo kohë bashkë me stalinizmin enverist”, ka thënë Matoshi.
Megjithatë, ndaj një deklarate të tillë ka reaguar zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.
“Çka nëse edhe regjimi i Vuçiqit edhe plot kolegë të juaj e cilësojnë këtë qeveri me të njëjtën fjalë këtë qeveri “qeveri fashiste”, që kanë shku me vendos rend edhe ligj në veri”, ka thënë Vokrri.
“Hala asni fjali, asni tekst të një kolegu tem në Kosovë që ka thanë që është qeveri fashiste nuk e kam lexu. Tash obligohesh me gjet daten, titullin e mediumit kush e ka thanë”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/