Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria falenderon politikanët e vendeve mike për letrën drejtuar Escobarit dhe Llajçakut

Gazeta10
07 August 2023 - 16:14

Për letrën e deputetëve perëndimorë drejtuar Llajçakut dhe Escobarit që kërkon distancim nga Beogradi kanë reaguar edh enga Qeveria e Kosovës.

Në një prononcim për RTV21, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se mirëpritet kjo letër derisa ka falenderuar edhe me emër shumë prej nënshkruesve të saj.

“Ne e mirëpresim letrën në fjalë dhe e falenderojmë kryetaren e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, senatorin Bob Menendez, kongresistët amerikanë Torres dhe Titus, kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, dhe gjithsecilin prej deputetëve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare për Punë të Jashtme të vendeve mike, përfshirë atë të Ukrainës, për interesimin e tyre mbi Kosovën…” – tha mes tjerash Kryeziu.

Ai ka shtuar se në këtë letër trohen shkaqet dhe shkaktarët e situatër në veri të vendit tonë.

“Ne mbesim të përkushtuar për deeskalim të plotë të situatës në veri, vigjilent ndaj çfarëdo potenciali për ri-eskalim, dhe besnik ndaj ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.”

Kujtojmë se BE-ja ka marrë masa ndëshkuese pikërisht ndaj Kosovës për veprimet e ndërmarra në veri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.