Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria: Ka rritje ekonomike, guvernatori paraqiti parashikimin e BQK-së

Gazeta10
28 September 2022 - 17:04

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu, sot ka thënë se për rritjen ekonomike, Kryeministri Kurti i është referuar Agjencisë Kosovare të Statistikave, teksa ajo çka ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, është parashikim për të gjithë vitin.

Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook, kryeministri Kurti ka folur për shifrat reale të rritjes në 3 mujorin e parë të vitit 2022, teksa guvernatori ka folur sipas projeksioneve të BQK-së, transmeton Gazeta10.

“Kryeministri Kurti në deklarimet e tij, e së fundmi në postimin me rastin e shënimit të 18-mujorit të Qeverisë, i është referuar të dhënave të Agjencisë Kosovare të Statistikave për 3 mujorin e parë të vitit 2022, sipas së cilave rritja ekonomike për tre muajt e parë të vitit është 4.9%. Citati nga postimi i kryeministrit: “Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike”. Ndërkaq, në raportimin e guvernatorit në këtë komision, ai i thotë se projeksionet e BQK-së janë se rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë 3.7%”, ka shkruar Kryeziu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.