Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria Kurti e deputetët e VV-së me fanatizëm e mbrojnë kryeshefin e arrestuar të KEK-ut

Gazeta10
26 April 2023 - 12:52

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për arrestimin e ish kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqit, ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe deputetët e VV-së, me zell kanë folur gjatë në mbrojtje të ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, raporton Gazeta10.

Ata kanë lavdëruar Krasniqin që kinse gjatë mandatit të tij KEK-u ka operuar me fitim dhe ka pasur rritje të investimeve.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka thënë se arrestime të tilla si ai i Krasniqit, ndodhin jo pse i jep tender dikujt po se nuk i jep tender dikujt. Ju nuk e patët guximin të diskutonin mbi performancën në KEK po iu prezantoj disa nga arritjet e KEK.

“KEK ka një vazhdimëshi të rritjes së performancës financiare, Vetëm për tre vite KEK ka realizuar fitim 171.2 milion euro etj. Ndjej keqardhje se Kuvendi nuk po e kryn siç duhet punën e tyre. Jam e bindur se drejtësia do të triumfojë” tha Kusari-Lila në Kuvend. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.