Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria mban mbledhje elektronike, votohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik

Gazeta10
08 March 2024 - 18:01

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar:

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike ka marrë dy vendime.

Në mbledhje, qeveria e ka votuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik.

Ndërsa, vendimin e dytë, qeveria e mori për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv për Agjencinë Antidoping.

“Vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping, në këtë përbërje:

Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues; Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare; Taulant Balaj, Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar; Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata Kushtetuese më herët ka marrë vendim që t’i rrëzojë disa nene nga Ligji për Zyrtarë Publik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.