Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria mban një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri

Gazeta10
08 February 2023 - 10:26

Mbledhjen e së mërkurës Qeveria e Kosovës e ka nisur me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të fuqishëm në Turqi dhe Siri, raporton Gazeta10.

Para kabinetit qeveritar, kryeministri Albin Kurti tha se janë të tronditur nga ky tërmet, ndërsa u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pranë Republikës së Turqisë dhe popullit të saj në gatishmërinë më të lartë për mbështetje”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se në bazë të kapaciteteve të saj, Kosova do të ndihmojë Turqinë në tejkalimin e kësaj tragjedie./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.