Gazeta10

Qeveria miraton 11 rregullore, përfshirë edhe kompensimin për kujdestari, punë gjatë natës e jashtë orarit

Qeveria e Kosovës, në një mbledhje elektronike ka miratuar 11 rregullore, ku disa prej tyre kanë të bëjnë me kompensimin për udhëtime zyrtare dhe shpenzimet e përfaqësimit, kompensimin për kujdestari, punë gjatë natës e punë jashtë orarit të punës.

Në mbledhjen e 125-të, qeveria miratoi edhe rregulloren për shtesën për licencë të avancuar për nëpunësin e arsimit para-universitar e rregulloren për shtesën e nëpunësit të sistemit shëndetësor.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar:

Rregulloren për Shtesën Funksionale për Krijuesin dhe Performuesin e Artit dhe të Kulturës. Rregulloren për Kompensimin e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, që Ushtrojnë Detyrën Jashtë Vendit. Rregulloren për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Po ashtu, në këtë mbledhje u miratua edhe rregullorja për shtesat për të punësuarit në sektorin publik, rregulloren për shtesën funksionale, rregulloren për kompensimin për funksionin shtesë dhe rregulloren për ekspertët që përcakton rregullat dhe procedurën për zbatim të shtojcës 14.4 të Ligjit për Pagat në sektorin publik./Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut