Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria ndan 25.8 milionë euro për sistemet e mbrojtjes dhe sigurisë

Gazeta10
24 May 2023 - 12:19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 25.8 milionë euro në mbështetje për sistemet e sigurisë dhe mbrojtjes nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për Mbështetjen e Sigurisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se 7.8 milionë euro do t’i shkojnë Ministrisë së Brendshme dhe 18 milionë të tjera Ministrisë së Mbrojtjes.

Në mbledhjen e Qeverisë, u vendos që t’u vazhdohet anëtarësimi anëtarëve të Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit, raporton Koha.net.

Gjithashtu, u vendos të formohet Këshilli Ndërministror për Kontroll të Duhanit.

Emergjenca e Shëndetit Publik që u hap në mars të vitit 2020 për shkak të COVID-19, u vendos të mbyllej.

Ministria e Financave ndau 32 mijë euro për të vazhduar mbështetjen e likuiditetit familjar nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Pagesat janë në kuadër të vazhdimit ose të atyre që do të paguhen nga ankikmet.

U vendos edhe për shpronësimin e disa pronave të paluajtshme në Pejë, për zgjerimin e kompleksit sportiv “Qendra Nacionale e Xhudos”.

U morën edhe disa vendime të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.