Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria ndanë 1 milion euro për ndërtimin e shtëpive në veri

Gazeta10
22 November 2023 - 12:07

Qeveria e Kosovws në mbledhjen e radhës ka ndarë 1 milion euro për subvencionimin e shtëpive në katër komunat veriore. Po ashtu sot Qeveria ka miratuar edhe propozimin për ndarje 5 milionë euro për blerjen e druve për rreth 81 mijë qytetarë.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka paraqitur kërkesat e lartpërmendura me arsyetim.

“Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kemi pranuar kërkesë që të ketë ndarje shtesë në kuadër të programit për mbështetje të ndërtimit të shtëpive.

Duke marrë parasysh nevojën për integrimin e plotë të këtyre komunave, marrë parasysh edhe mungesën e qeverisjes së mirë në vitet e kaluara që ka ndikuar që të mos ketë një zhvillim të një trajtshëm krahas edhe pjesës tjetër të vendit, është e nevojshme që të shtohen mjete shtesë dhe të ketë mbështetje shtesë ky program.

Po ashtu propozimi për ndarjen prej 5 milionë euro Murati e propozon në mbledhje të Qeverisë për personat me asistencë sociale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.