Gazeta10

Qeveria tregon se çka u diskutua në takimin e Kurtit me Varhelyi

Pas takimit me Komisionarin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, kryeministri Albin Kurti nuk u deklarua për media.

Megjithatë, në orët e pasdites, Zyra për Media e Kryeministrit ka lëshuar një deklaratë në të cilën shkruan se Kurtibashkë bashkë me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëpritën  Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, i cili vizitoi Kosovën.

“Avancimi i agjendës së reformave evropiane, bashkëpunimi institucional në sundimin e ligjit, luftimit të krimit të organizuar dhe sigurisë energjetike, dhe integrimi rajonal ishin çështje me theks të veçantë në këtë takim”, thuhet në këtë komunikatë.

Aty theksohet se Kurti e njoftoi komisionerin Verhelyi me rezultatet e qeverisjes, veçanërisht në rrafshin ekonomik dhe atë demokratik.

“Arritje këto që në vazhdimësi po evidentohen nga raportet ndërkombëtare, siç bënë së fundmi ai i Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim që parasheh se Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitet 2022 dhe 2023, dhe raporti i Freedom House “Vendet në Tranzicion 2023”, në të cilin Kosova sivjet ka marrë vlerësimin më të lartë ndonjëherë për cilësinë e demokracisë”, shkruan në këtë komunikatë.

Tutje, theksohet se Komisioneri Varhelyi u shpreh i impresionuar me rezultatet e arritura dhe theksoi se liberalizimi i vizave është si rezultat i luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Bashkë, ata diskutuan për të gjeturat e raportit të vendit për këtë vit, i cili konfirmon se Kosova ka shënuar progres në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe ka intensifikuar aktivitetet legjislative, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e përshpejtimit të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian”.

Në komunikatë theksohet se Kryeministri Kurti ftoi komisionerin evropian edhe për më shumë bashkëpunim, sidomos në reformën në sistemin e drejtësisë, teksa u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme financiare të Bashkimit Evropian në shumë fusha, sidomos së fundmi në tejkalimin e krizës energjetike.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot dhe atë të Italisë, Antonello De Riu, lansuan Programin EU-Kosovo Home Affairs.

Ky program i financuar nga BE-ja prej 6.5 milionë euro do të zbatohet në një periudhë tre vjeçare me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij