
Qeveria e Kosovës nesër do ta prezantojë buxhetin në Drenas, raporton Gazeta10.
Në këtë takim do të marrin pjesë ministri i Financave Hekuran Murati si dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Në njoftim janë ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“TAKIM ME QYTETARË – DRENAS
Nesër, në Drenas, do të prezantohet buxheti për vitin 2023, në orën 17:00, në Shtëpinë e Kulturës.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Drenasit të marrin pjesë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. / Gazeta10.