Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

QKMF-ja në Drenas gjobitet me 2500 euro që nuk ua pagoi orët shtesë punonjësve

Gazeta10
25 June 2023 - 20:58

Inspektorati i Punës e ka dënuar me gjobë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.

Kjo pasi kjo qendër nuk iu ka kryer me kohë obligimet e pagesave ndaj punëtorëve të kësaj qendre për punën në orarin shtesë të cilën e kanë kryer.

Kjo çështje rregullohet me ligj që sipas Inspektoratit të Punës është shkelur nga QKMF.

Për këtë shkelje Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka marrë gjobë 2 mijë e 500 euro.

”Punëdhënësi duke angazhuar/lejuar punonjësit me gjatë se orët e punës të lejuara ka vepruar në kundërshtim me disppozitën e Ligjit të Punës“, thuhet në vendim ndër tjerash.

Gazeta Express ka siguruar dokumentin ku gjobitet QKMF-ja e Drenasit.

Kjo qendër do ta ketë të drejtën e ankesës kundër vendimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.