Gazeta10

QKUK jep detaje për të lënduarit nga aksidenti tragjik, gjendja e gruas është e rëndë

Dy qytetarë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti tragjik sonte në hyrje të Shtimes, ku vdiqën katër persona.

Personat e lënduar janë burrë dhe grua, të cilët janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga QKUK kanë thënë se gruaja e lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa burime brenda Qendrës kanë konfirmuar që ajo është shtatzënë.

“Një grua e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”- kanë thënë nga QKUK për Kallxo.

Prokurori Besnik Nuredini, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

Ai  tha se katër viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe dyshohet se të katërt kanë qenë në veturën e njëjtë. Prokurori tha se për tre viktimat vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes ndërsa viktima e katërt ka vdekur në Emergjencë në Ferizaj.

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?