Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Quni i del në krah Zemajt: Është i pathyeshëm para kërcënimeve- Jam shumë me fat që e kam bashkëpunëtor

Gazeta10
25 October 2025 - 11:39

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se është me fat që bashkëpunon me deputetin Armend Zemaj.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Quni shkroi se Zemaj shquhet për qasjen e tij paqësore, duke shtuar se është një person i urtë që di të ofrojë zgjidhje me maturi.

Tutje, Quni shtoi se “për të, parimet, drejtësia dhe e vërteta janë më të shtrenjta se siguria personale”.

“Kontributi i tij, përveç profesionalizmit, sjell një frymë pozitive dhe qetësie në ekip. Me urtësi dhe paqe ai menaxhon situatat më sfiduese. Karakteri i tij fisnik dhe fryma bashkëpunuese e bëjnë atë një anëtar të çmuar të ekipit. Përkushtimi dhe sjellja e tij pozitive ndikojnë drejtpërdrejt në suksesin e përbashkët”, shkroi Quni.

Në një botë ku shumë lëkunden nga frika, Armendi qëndron si një mur, i pathyeshëm para kërcënimeve. Ai na kujton se guximi i vërtetë nuk është mungesa e frikës, por aftësia për të vepruar me dinjitet pavarësisht saj. Nuk ka shantazh, as frikësim që e bën Armendin të kthejë kokën pas. Armend, Ti na tregon se të kesh kurajo do të thotë të jetosh sipas bindjeve tua, pa lejuar kërcënimet të shkruajnë fatin tënd”, vijoi tutje ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.