Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Qysh po ki fytyrë me thirr në diktaturë”- Plas debati Gashi – Matoshi: A është fytyra jem a e jotja?

Gazeta10
20 April 2023 - 21:09

Si një gjë të vonuar reaksionin dhe deklaratat kritikuese të  kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti  kundrejt sistemit të drejtësisë i ka parë analisti Blerim Gashi.

“Përtej kësaj, unë e shoh si të vonuar reaksionin dhe jo të gabuar, është dashur prej ditës së parë ta bëjë këtë”, ka thënë ai.

Pikërisht kjo pikëpamje e Gashit ka bërë që të tensionohet debati në “Politiko”, ku opinionisti Halil Matoshi i është drejtuar me akuza se ai po thërret në diktaturë.

“Ti po lyp diktaturë more djal i ri, a je i vetëdijshëm çka po flet para 1 milion njerëzve, ti po lyp diktaturë me vullnetin tonë të shkret e të mjerë. Tha është i vonuar,  gabimi më kërcënues prej kohës së Rrahman Morinës është ky.”, ka thënë Matoshi.

Tutje, Gashi ka justifikuar mendimin e tij në mbrojtje të kreut të shtetit, duke thënë se edhe në ShBA, presidenti i ri çdo herë rizgjedh Prokurorin e Shtetit.

Megjithëse, ky justifikim nuk mjaftoi sepse Matoshi nën tensionin e debatit e quajti edhe gënjeshtar komentatorin Gashi.

“A jemi sistem presidencal a çfare jena na e çfare ata?. Ti je gënjeshtar, i paturpshëm. Qysh po ki fytyrë me thirr diktaturë në këtë vend ku për këtë demokraci janë derdh lumenj gjaku.”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.