Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Qysh s’po të vjen marre me mbrojtë Martin Berishaj?” – Ardian Gjini i “bërtet” analistit në Politiko

Gazeta10
09 December 2024 - 21:37

Ardian Gjini nga AAK nuk ka kursyer kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se po keqpërdorin dhe vjedhin nga buxheti i shtetit, ndërsa ka përmendur në veçanti ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Gjini ka theksuar se amabasadori Berisha është i dyshuar për korrupsion, duke theksuar se ky “skandal” është i publikuar edhe në medie.

Mospajtime lidhur me këtë çështje pati analisti politik, Blerim Gashi.

“Ja z.Gjini ka burime të tjera, ja ka propaganda politike që është në të drejtën e tij. Ja ata janë ka bajnë propaganda politike edhe i paska kapë Albini atë strukturë shtetërore për katër vjet, për qeta i kemi këto shifra mbi Geneksin e GEN-in, përqindjen e importit e ZRRE-në”, ka thënë me ironi Gashi.

“E keni të publikume në media.  Unë thash që i ka tërheq paret cash prej bankës, i ka nxjerrë paret e bankës edhe i ka ba cash. Edhe patlixhona munesh me ble me kartelë bankare”, ka thënë Gjini.

“A e keni të verifikume këtë informatë”, ka pyetur sërish Gashi.

“Qysh bre s’po të vjen marre me mbrojtë Martin Berishaj?”, ka reaguar  i nervozuar Gjini. /Gazeta10/

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.