Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qytetarë të shumtë nderojnë sakrificën dhe rezistencën e familjes Jashari

Gazeta10
06 March 2025 - 10:01

Në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë kanë marrë rrugën për në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Të njëjtit po nderojnë sakrificën e rezistencën e familjes Jashari me rastin e 27 vjetorit të rënies së tyre.

Homazhe duke filluar nga ora 10:00 do të bëjnë edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu rezistencën e familjes Jashari në shënimin e Epopesë së UÇK-së do ta kujtojnë edhe akterë tjerë politikë të cilët gjatë ditës do të bëjnë homazhe në Prekaz.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.