Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qytetarët e Gjakovës të pakënaqur me shërbimet publike

Gazeta10
11 October 2022 - 19:57

Qytetarët e Komunës së Gjakovës janë ankuar sa i përket cilësisë së shërbimeve publike. Ata janë shprehur të shqetësuar për mosasfaltimin e të gjitha rrugëve, mungesën e transportit publik e mungesën e parkingjeve. Për dallim nga qytetarët, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë cilësia e shërbimeve vetëm se është duke u rritur, dhe se presin që çështja e transportit publik, të zgjidhet deri në vitin e ardhshëm.

Raporti: Saranda Alshiqi, Kamera: Rexhep Gashi.

Rrugë të paasfaltuara, mungesë të ujit të pijshëm e mungesë të transportit publikë.

Këto janë vetëm disa nga problemet me të cilat po përballen qytetarët e Gjakovës.

Derisa kanë ngritur shqetësime për cilësinë e shërbimeve në këtë komunë, ata kanë kërkuar më shumë investime, sidomos në infrastrukturë.

Më shumë investime banorët e kësaj komune kanë kërkuar edhe në transportin publik.

Sa i përket transportit publik, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka premtuar zgjidhje deri në vitin e ardhshëm.

Ndërsa, ai ka thënë se cilësia e shërbimeve në këtë komunë vetëm sa po shkon duke u përmirësuar.

Sfidë në këtë komunë, vazhdon të jetë edhe mungesa e parkingjeve, për çka nga komuna kanë thënë se janë duke punuar në këtë drejtim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.