Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qytetarët përkrahin veteranët për protesta pasi u përmendën në përgjime

Gazeta10
13 July 2023 - 10:06

Në publikimin e pjesës së tretë të audio-incizimeve mes shefes së Grupit Paralamentar të LVV-së me Sllavko Simiqin e Listës Serbe, Mimoza Kusari – Lila dëgjohet teksa flet për veteranët e luftës dhe disa anëtarë të PDK-së. Kusari-Lila më pas e akuzon ish-kryeministrin Haradinaj dhe “këta të PDK-së” për fryrjen e listave të veteranëve të luftës. Në një moment, derisa po flisnin për TRUST-in pensional, ajo i drejtohet Simiqit me fjalët: “…a e din bre ti kush është Bekim Haxhiu?” në mënyrë pezhorative.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e palëve të përmendura.

Xhevdet Qeriqi ka konfirmuar për Kanal10, se janë në bisedime për mbajtje të protestave.

Kjo situatë ishte pjesë e sondazhit në emisionin e mëngjesit me Arben Ahmetin, ku u pyetën qytetarët se e A duhet protestuar?

Në përgjigjet e tyre përmes telefonit 81% e qytetarëve thanë se Po duhet protestuar kurse 19% thanë Jo vendi nuk duhet të trazohet më shumë.

Në sondazhin online 70% të votuesve votuan në opsionin Po (duhet protestuar) kurse 30% për Jo (nuk duhet protestuar).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.