Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qytetarët vazhdojnë të përballen me pasojat e vërshimeve

Gazeta10
06 February 2023 - 18:58

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Të prekurit nga vërshimet edhe dy javë pas përfundimit të tyre po vazhdojnë të mos banojnë në shtëpitë e tyre, derisa ankohen se zyrtarët komunalë e qendrorë nuk po i vizitojnë. Ata thonë se po banojnë tek të afërmit e tyre dhe se gjendja me të cilën po përballen është ende shumë e vështirë.

Fshati Tushilë i Skenderajt, ishte ndër më të prekurit nga vërshimet e para pak ditëve që goditën shumë rajone të Kosovës.

Si pasojë e kësaj, ky fshat ende vazhdon të ketë këtë pamje, derisa shumë prej dëmeve kanë mbetur të pariparueshme.

Banorët e Tushilës kanë thënë se Komuna u ka ndihmuar deri më tani vetëm me gjëra ushqimore, derisa ata kanë pranuar vetëm këta shtretër si donacion pas vlerësimit të dëmit që u është bërë.

Jahir Sadiku, banor i këtij fshati, ka thënë se shtëpia e tij është ende e pabanueshme dhe se po detyrohet të fle tek një i afërm i tij.

Sikur në Skenderaj, edhe shtëpi  të tjera në Mitrovicë, vazhdojnë të jenë ende të pabanueshme.

Avdullah Sejdiu ka thënë se edhe pse kanë bërë kërkesë në institucione lokale e qendrore, ende askush nuk i ka vizituar.

Banorët e komunave të prekur nga vërshimet kanë kërkuar ndihmë nga shteti, pas dëmeve milionëshe që kanë pësuar.   

Ndërkohë, ministri i Financavem Hekuran Murati, ka thënë se pas vlerësimeve nga dikasteret përkatëse, qytetarëve do t’iu ndihmohet me aq sa ka mundësi.

Për dëmet nga vërshimet, disa prej komunave të prekura kanë hapur Fondin Emergjent, derisa presin edhe ndihmën e nivelit qendror për të riparuar objektet, shtëpitë dhe vendbanimet e dëmtuara nga përmbytjet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.