Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qytetari i dehur përplas me makinë policin në Zveçan

Gazeta10
13 Gusht 2023 - 9:41

Një qytetar serb i cili po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit ka përplasur një polic i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Soqanicë të komunës së Zveçanit mbrëmjen e së shtunës pas orës 22:00.

Oficeri policor ka pësuar lëndime trupore për çka është detyruar të pranojë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.