Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qytetari nga Peja ankohet për mungesë të ndriçimit publik dhe rrezikun nga qentë endacak

Gazeta10
21 February 2025 - 10:27

Tash e katër vite, lagjja “Beli Dashi” nga fshati Ozdrim i Pejës ka mbetur pa ndriçim publik, sipas raportimit të një banori.

Ai në emisionin e Kanal10, “Adresa e ankesave” tha se me përjashtim të rrugës kryesore, pjesa tjetër është pa ndriçim e pa kanalizim.

Fshati Ozdrim i Pejës, lagjja “Beli Dashi” me 50 shtëpi.Qe katër vjet për të njëjtin problem jam duke thirrë, për kanalizim dhe ndriçim të rrugës. Vetëm rruga kryesore  ka ndriçim. Problem kemi edhe me qentë endacak” , tha ai.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.