Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qytetarit në karrocë i ndalet pensioni me arsyetimin se ka përmirësime në gjendjen shëndetësore

Gazeta10
16 March 2023 - 8:59

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje të drejtpërdrejt me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se se një qytetari në Kaqanik ju është ndaluar pensioni me arsyetimin se ka përmisime në gjendjen shëndetësore.

Qytetari tregon se ka qenë në listën e parë të pensioneve që kanë marrë shumën prej 375 euro derisa tani pamvarësisht se diagnoza nuk ju është ndërruar nga komisioni mjekësor ka kaluar në listën e dytë me shumë prej 150.

“Jam në karrocë qe 10 vite, jam lënduar në mal dhe jam operuar në Spitalin Amerikanë në Tiranë, nga 375 pension tani e marrë 150 edhe pse gjendja ime nuk është përmisuar, dhe kjo është shumë e padrejtë”, tha ai.

E sipas tij komisioni mjekësor nuk e kanë shikuar diagnosën vetëm e kanë marrë vendimin se duhet të kalojë në fazën e dytë të pensionit.

Qytetari tregon se gjithësej ai ka bërë 18 operacione dhe nuk ka ndryshuar asgjë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.